Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy makina 'Benz', plagosen 4 pjestarë të një familjeje

  • 5 years ago
Katër pjestarë të një familjeje janë plagosur këtë të premte një aksident automobilistik në aksin Fushë Krujë-Tiranë. Report Tv raporton se përplasja e dy mjeteve tip ?Benz? në afërsi të fshatit Larushk ka shkaktuar plagosjen e Ana, Valbona e Xhire Prushi dhe të Agimi Hajdarit.

"Benzi" që përplasi makinën ku udhëtonin katër të përmendurit, mësohet se po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Fushë-Krujës.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.