Përplasen dy makina në aksin Elbasan-Peqin! Plagosen 5 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

  • 4 years ago
ELBASAN- Një aksident mes dy makinash ka ndodhur para pak minutash në aksin Elbasan-Peqin, ku janë lënduar 5 persona dhe janë në gjendje të rëndë 3 prej tyre. Sipas korespodentit të Report tv, ata janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit me urgjencë.

Njëra nga makinat është kthyer përmbys kurse tjetra është dëmtuar në pjesën e majtë të saj në aksidentin e ndodhur në fshatin Përparim. Shkak mendohet të ketë qenë një parakalim i gabuar, por policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet e shkaqet.

Recommended