Report TV - Rama inspektim në QSUT, batuta me pacientët: Si skuadra e Erjon Braçes

  • 5 years ago
Qendra spitalore universitare ?Nënë Tereza? do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i qeverisë shqiptare prej 18 milionë euro. Depoja farmaceutike është një investim jetik për garantimin e sigurinë më të lartë dhe një shërbimi cilësor farmaceutik. Në kantierin e punimeve, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Një tjetër shërbim falas i shtohet listës së shërbimeve falas që garanton qeveria shqiptare në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, vendosja e lentes ose e kataraktit, e cila deri dje i kushtonte çdo qytetari që kishte nevojë për këtë shërbim, 700 dollarë.

Rama nuk harroi të bënte batuta edhe me pacientët ku i pyeti ata nëse merrnin para nga mjekët apo stafi mjekësor.

Rama: Ju morën lekë?

Pacientja: Jo, jo s?na mori njeri lekë.

Rama: Ka infermierë dhe doktorë të devotshëm. Ndryshojnë mendim njerëzit kur marrin shërbimin. Lentet janë falasa ndryshe do t?ju shkonte 350$ një sy.

Pacientja: Shërbimi shumë i mirë, pash zotën.

Rama: Të shkuara dhe sytë e fortë se kalojmë kohë të vështira, duhen sy të fortë të shohësh tamam.

Doktori: Na ke shpëtuar me veglat e reja, kemi 8 ndërhyrje në ditë. Do bëjmë listë prioritetesh dhe planifikimi.

Rama: Shyqyr qenke se këtu se na përfaqëson se këto qenkan, siku je tek skuadra e Erjon Braçes.