Report TV - QSUT/ Tritan Kalo: Pacientët vijnë në urgjencë pa kaluar nga mjeku i familjes!
  • 5 years ago
TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat për të folur lidhur me situatën e krijuar në spitalin e infektivit në QSUT për shkak të fluksit të pacientëve.

Kalo tha se mbingarkesa në pavionet e urgjencës sjell acarim të marrëdhënieve pacient-personel.

Ai tha se shumica e pacientëve adresohen në QSUT pa kaluar fillimisht në një vizitë tek mjeku i familjes.

"Mbingarkesa sjell acarim të marrëdhënieve pacient-personel. Pjesa më e madhe është se të gjithë adresohen në QSUT pa kaluar në një vizitë tek mjeku i familjes, duke shmangur për të dhënë ndihëm atyre që kanë vërtetë urgjenca. Duhet të bëjmë kujdes. Në qendrat e urgjencës duhet të vijnë vetëm ata që nuk mund të merren përsipër nga këto qendra.

Një fluks i tillë kërkon dy tre fishin e këtij stafi që kemi ne. Askush nuk pret. Duhet të evitohen incidentet. Fluksi krijon mundësinë e incidenteve. Ky shqetësim është akoma më i madh tek pediatria e fëmijëve", tha Kalo.
Recommended