Elbasan/ E zunë poshtë pllakat e mermerit, humb jetën punëtori i një firme private

  • 5 years ago
ELBASAN- Një punëtor i një firme që merrej me shitje dhe prodhim mermeri ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Elbasan. Viktima është një 42-vjecar nga fshati Vidhas i Elbasanit. Ai ka qenë duke punuar në momentin kur e kanë zënë poshtë disa pllaka mermeri. Për shkak të sasisë së madhe të mermerit është e pamundur nxjerrja e trupit dhe po pritet ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse dhe vincit. Nuk dihet ende identiteti i tij, ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Recommended