Report TV - Aksidenti në Elbasan, humb jetën një 11-vjeçare, plagosen 3

  • 7 years ago
Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Cërrik- Papër, në afërsi të fshatit Valas, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbu jetën 11- vjeçarja M.Sh, banues në Korçë, e cila ishte pasagjere në automjetin tip ?Ford? i cili drejtohej nga 54- vjeçari A.H, banues në Sarandë.

Për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit janë çuar drejtuesi i mjetit si dhe dy shtetase që ishin pasagjere në mjet, A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

Recommended