Ora News – Me 80 cm borë në qytet, Dibra më e prekura nga moti i keq

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Dibra ishte qarku më i prekur nga reshjet e dëborës që sipas kryebashkiakut Muharrem Rama arritën deri në 2 metra trashësi. Ndërsa në Elbasan, shqetësimi tashmë është rreziku i përmbytjeve që shkakton përroi i Zaranikës. Ndaj Qazim Sejdini përsëriti thirrje për ndërhyrjen e qeverisë. Ndërkohë sipas ARRSH, situata në rrugët e vendit është përmirësuar.

Me 80 cm në qytet deri në 2 metra në zonat e thella malore, Dibra ishte Bashkia më e prekur nga reshjet e dëborës.

Kryebashkiaku, Muharrem Rama, thotë se 10 fadroma janë në terren për hapjen e rrugëve, por ende ka fshatra që përballen me vështirësi

Pas reshjeve të dëborës, për bashkinë e Elbasanit shqetësim është gjendja e përroit të Zaranikës dhe Manazderes, që shkaktojnë përmbytje.

Ndaj kryebashkiakut, Qazim Sejdini, i kërkoi prefektit të sapoemëruar të ndërhyjë tek qeveria për sigurimin e fondeve për një ndërhyrje të plotë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-80-cm-bore-ne-qytet-dibra-me-e-prekura-nga-moti-i-keq

Recommended