Ora News – Bora dhe acari, 8 viktima në Shqipëri nga moti i keq
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Tetë viktima është bilanci i të ftohtit në këto dy javë të para të vitit 2019.

Moti i keq dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë në ditët e para të muajit janar kanë shënuar edhe disa vikima në disa qytete.

Viktima e parë është shënuar në fshatin Ravonik të Korçës në datën 5 janar.

55-vjeçari ka humbur jetën kur ka qenë duke lëvizur me biçikletë në rrugën e fshatit.

Vetëm 5 ditë më pas, në datën 10 janar një 60-vjeçar humbi jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Korçës.

Ilia Lifo u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur në zonën e ish-Poligonit të Bonifikimit, të cilën e kishte përshtatur si banesë dhe jetonte i vetëm.

Temperaturat e ulëta që përfshinë vendin tonë, shënuan edhe viktimën e tretë në rajonin juglindor.

Në datën 11 janar një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Pogradecit.

Anastas Shuka vuante nga skizofrenia dhe jetonte i vetëm pas vdekjes së dy prindërve të tij, ndërsa në dhomën ku është gjetur i pajetë mungonte ngrohja.

Në qytetin e Shkodrës, 52 vjeçari Tonin Loci ka humbur jetën pasi u zu poshtë teksa u shemb çatia e një pike karburanti.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bora-dhe-acari-8-viktima-ne-shqiperi-nga-moti-i-keq
Recommended