Ora News – Kthimi i ligjit, Lame-Metës: Rama s'do e çojë në Surrel arkivën e Kadastrës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Për t'i dhënë përgjigje Presidentit të Republikës, Ilir Meta për mos dekretimin e ligjit të Kadastrës, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame kujtoi faktin që godina e Presidencës e ndërtuar në vitin 1959, sot e asaj dite nuk ka certifikatë pronësie.

Madje, Lame tha që edhe Salla ku mblidhet Kuvendit, e ndërtuar gjithashtu në vitet '50, nuk ka certifikatë pronësie. Të njëjtin fat, kanë edhe ndërtesa e Ministrisë së Jashtme dhe ajo e Kryeministrisë.

Lame tha se vetëm 4 për qind e pronave të shtetit kanë certifikatë pronësie.

Lame: "Të këtij shteti, që ka ende edhe 600.000 prona private të paregjistruara. Të këtij shteti që, sipas raportit të BB, duhet të ri-masë 80% të pronave të matura në këto 25 vjet, sepse janë matur së prapi. Këto janë punët me të cilat do merret Kadastra, të cilën dje zoti President e ktheu mbrapsht si të rrezikshme".

Lame tha se nëse ligjet e tjera penalizojnë grupe të veçanta, kthimi i ligjit të Kadastrës penalizon të gjithë shqiptarët.

Lame ironizon Presidentit, duke thënë se 14 faqet e shkruara për kthimin e ligjit, nuk thonë asgjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kthimi-i-ligjit-lame-metes-rama-sdo-e-coje-ne-surrel-arkiven-e-kadastres

Recommended