Report TV - Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës, Binaj: Do flas me fakte

  • 4 years ago
TIRANE-Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj që është i 8 në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë. "Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Recommended