Artan Lame ironizon Metën: As zyra jote s’ka hipotekë, si t’ua shpjegojmë hallin tënd shqiptarëve?

  • 5 years ago
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka reaguar përmes një deklarate për mediat pas vendimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili para dy ditësh ktheu në Kuvend ligjin ?Për kadastrën?, me qëllim rishqyrtimin e tij (lexo këtu). Lame akuzoi se Presidenca mbushi 14 faqe, por nuk ka asnjë argument për kthimin e ligjit. Lame shprehet se Presidenti nuk duhet të shqetësohet, pasi me këtë ligj, kryeministri nuk merr atributet e administratorit të regjistrit të pronave të paluajtshme.

Sipas tij, regjistri i pronave është në administrim të ministrisë së Drejtësisë si sot, ndërsa Agjencia e Kadastrës do të jetë në varësi të Kryeministrit. Ai theksoi se Presidenti nuk e di që as godina e Presidencës, që po drejton apo, Kryeministrisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme që ka drejtuar nuk kanë certifikatë pronësie. Vendimi i Metës, sipas Lame penalizon qytetarët, pasi vetëm 4% e pronave janë me certifikatë në Shqipëri.

?Presidenti ktheu ligjin për Kadastrën. Por a e di zoti Meta, që godina e Presidencës nuk ka certifikatë pronësie. Përpara kësaj zoti Meta, ka qenë kryetar Kuvendi, por as ajo sallë nuk ka certifikatë pronësie. Edhe godina e Kryeministrisë dhe ministria e Jashtme nuk ka certifikatë pronësie. Shteti ka edhe 600 mijë prona private të paregjistruara, duhet të maten 80% të pronave të matura.

Me këto punën do të merret kadastra, ndërsa presidenti e ktheu si të rrezikshme. Si t?ua shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familjeve që presin të mbyllin legalizimet? Apo 220 mijë fermerëve që presin të regjistrojnë tokën? Nëse për shumë ligje që presidenti ka kthyer, vonesa penalizon grupe të caktuara, ky ligj penalizon cdo shqiptar. Presidenca mbushi 14 faqe, por nuk ka asnjë argument. Një shqetësim më lejoni ta analizoj.

Recommended