Report Tv-Vidhen armë automatike në bazën e Pashalimanit, shoqërohen 5 ushtarakë

  • 5 years ago
VLORË - Grabiten armë zjarri automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Tre është numri i armëve të grabitura së bashku me një sasi municionesh.

Burime për Report Tv konfirmojnë se janë shoqëruar pesë persona, të gjithë punonjës pranë bazës ushtarake, ndërkohë që hetimet po kryehen nga Prokuroria dhe nga policia ushtarake. Vlera e armëve llogaritet rreth tetë mijë euro.

Mësohet se grabitja e armëve është konstatuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, rreth orës 22:30. Armët kanë qenë të sistemuara në një depo të bazës ushtarake, ndërsa dyshohet se grabitësi është person i brendshëm i bazës ushtarake ose është ndihmuar nga të tillë.

Policia nuk ka mundur të indentifikojë autorët për shkak se depoja ku ruheshin armët nuk monitorohej nga kamerat e sigurisë. Në vend të kamerave të sigurisë, në gatishmëri të plotë duhet të ishte roja i natës, i cili në momentin e grabitjes nuk ndodhej në vendqëndrimin e tij.

Recommended