Bllokohet rruga në bazën ushtarake të Pashalimanit. Ja ç’kërkojnë bizneset e peshkatarët

  • 5 years ago
VLORË- Peshkatarë dhe punonjës biznesesh kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën që të çon në Pashaliman. Ata kundërshtojnë oraret për kalimin në këtë zonë të cila janë vendosur për të forcuar sigurinë në bazën ushtarake.

Urdhri i bazës ushtarake të Pashalimanit përcakton se orari për lëvizshmëri në këtë zonë do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 17:00, ndërkohë që ky vendim është kundërshtuar nga punonjësit të cilët thonë se duhet të punojnë përgjatë 24 orëveBurime për Report Tv bëjnë me dije se për peshkatarët ekziston një rrugë paralele me atë të bazës ushtarake të Pashalimanit, por ajo nuk përdoret prej tyre.

Ata kanë kërkuar një zgjidhje të situatës së krijuar ndërsa kanë paralajmëruar edhe një grevë urie nëse nuk do ketë një ndryshim të rregullave të reja me ndërhyrjen e institucioneve përkatëse.

Recommended