Ora News - Bora zbardh Sarandën, kalanë e Lëkursit, bie dhe në Ksamil e Konispol

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas dy vitesh Saranda zbardhet sërish. Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve kanë qenë totalisht të mbuluar nga bora, kurse qyteti u përfshi nga reshje te lehta dëbore. Reshjet e dëborës kanë filluar që në mëngjes herët, por duket se mesdita ka sjell reshje me intensitet më të lartë.

Për Sarandën e cila arrin të ketë 300 ditë diell në vit rënia e borës për qytetarët është emocionuese për vetë faktin se nuk ndodh cdo vit.

Përveç Sarandës, Delvina është mbuluar prej dy ditësh nga bora ndërsa sot reshjet janë intensifikuar edhe me shumë ditën e sotme.

Reshje dëbore ka edhe në Ksamil dhe fshatrat e Konispolit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debore-ne-sarand

Recommended