Ora News - Nga fotot nudo në plazh tek videot në dush, ky është Kryeministri shqiptar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryeministri, Edi Rama, njihet si figurë ekzibicioniste, herë-herë edhe kontroverse. Në jetën e tij rreth 20 vjeçare politike ai nuk ka nguruar ti shfaqë qytetarëve shqiptarë, nga foto nudo në plazh deri video në dush, e shumë situata të tjera. Është me të vertetë ekzibicionist i lindur, apo show i detyruar nga rrethanat, kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Figurë kontraverse që për të fituar simpatinë e publikun nuk kursen show-n. Ky është Edi Rama, drejtuesi i qeverisë shqiptare të cilin jo rrallë e kemi parë, që në situata të ndryshme të tërheqë vëmendjen e publikut jo me kostumin e Kryeministrit, por me kostumin e artistit apo shpesh herë kostumin e showman-it.

I tilli ishte që në kohën kur u katapultua në politikë si Ministër i Kulturës.

Të njëjtën rrugë zgjodhi edhe si kryetar Bashkie.

Shumë pak ka ndryshuar edhe si Kryeministër.

Por çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për figurën e Edi Ramës, marrëdhënien e tij me median dhe ekzibicionizmin e tij?

"Ai ka bërë një gjë të mirë që ka mbyllur këto bixhozet, e falenderojmë".

"Kryeministri është si tip shembulli për gjithë popullin dhe për mendimin tim nuk është një shembull që duhet marrë parasysh".

"Çun trendy".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-fotot-nudo-ne-plazh-tek-videot-ne-dush-ky-eshte-kryeministri-shqiptar

Recommended