Kërkohet përshpejtimi i punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër

  • 5 years ago
Nga sektori i turizmit dhe ai i biznesit nga rajoni i Ohrit dhe Strugës, kërkojnë që Qeveria urgjentisht të angazhohet me qëllim që të përfundojë ndërtimi i autostradës nga Kërçova. Ata thonë se askush më nuk dëshiron të udhëtojë nga 3-4 orë nga Ohri në Shkup, dhe për më tepër, pamja e parë në të cilën hasin mysafirët e huaj është një vend i madh i pluhurosur dhe një autostrade e pambaruar.