Kërçovë-Ohër, Prokuroria nis procedurë parahetimore

  • 6 years ago
Qeveria mohon, por Prokuroria Publike ka hapur një procedurë parahetimore për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Sipas informatave jozyrtare, të gjitha dokumentet për ndërtimin e seksionit, të cilat duhet të mbështesin dyshimin se me lëshimet gjatë projektimit është dëmtuar buxheti, si dhe qytetarët e vendit, janë dorëzuar në Prokurori dhe është hapur një hetim. Ky hetim nuk përkon me hetimin e Prokurorisë Speciale "Trajektorja", ku Nikolla Gruevski është akuzuar për tenderë të paligjshëm dhe favorizim të kompanive për t?iu mundësuar ndërtimin e seksionit.

Recommended