Ora News - Tiranë, vrau 17-vjeçaren dhe plagosi djalin që e shoqëronte, identifikohet autori

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit në zonën e Laprakës, ku 17-vjeçarja Brisejda Gjikola u vra dhe djali që e shoqëronte, Erjol Bengo mbeti i plagosur.

Blutë e kryeqytetit kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe e kanë shpallur atë në kërkim. Për arsye hetimore nuk bëhet me dije emri por mësohet se ai është një 19 vjeçar nga Puka.

Autori bashkemoshatar

Burime nga policia bëjnë me dije se autori është një bashkëmoshatar i Bengos. Bazuar në kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe në thëniet e dëshmitarëve policia ka zbardhur faktin se 17 vjeçarja nga Mirdita, që humbi jetën ka qenë në lokal me të riun në orët e pasdites, ku dyshohet se kanë qenë dhe autori i krimit së bashku me një person tjetër. Këtat ë fundit kanë qenë të ulur në një tavolinë tjetër. Policia ka dyshime se mes djemve ka pasur një konflikt brenda lokalit, që ka detyruar Erion Bengon të dilte jashtë bashkë me vajzën.

Ata kanë qenë të hipur në makinë kur është afruar autori dhe ka qëlluar të paktën 4 herë. Për pasojë Brisejda Gjikola ka marrë plagë në kokë, dhe humbi jetën në vend, ndërsa 23 vjeçari mori një plumb në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Autori dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasve B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç, të cilët ndodheshin së bashku në një mjet në zonën e Laprakës", thuhet në njoftimin e policisë.

Konflikte

Burimet gjithashtu thonë se mes Bengos dhe autorit ka pasur një konflikt një javë më parë. Mësohet se policia ka mbajtur në vëzhgim gjatë natës banesën e autorit si dhe ka ushtruar kontroll gjatë ditës së sotme. Erjol Bengo dyshohet se ka qenë i ndaluar nga policia rreth dy vite më parë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/identifikohet-autori-i-vrasjes-se-17-vjecares

Recommended