Report TV - Kapet autori që i vrau djalin,babai: Të lehtësuar, por ai s’kthehet më

  • 7 years ago
Pas tre viteve në arrati është arrestuar sot autori i vrasjes së trefishtë në 28 korrikun e vitit 2013 në Vlorë, Delin Hajdaraj.

I dënuar me burgim të përjetshëm për tre vrasjet, Delin Hajdaraj u arrestua mbrëmë në katin e katërt të një pallati me qira në lagjen "Ujë i Ftohtë" në Vlorë.

Hajdaraj në bashkëpunim me Leo Osmenin, i cili është dënuar dhe arrestuar në flagrancë me 35 vite burg, qëlluan më automatik në Plazhin e Kalasë duke lënë të vrarë Sokol Isufaj 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademi 53 vjeçe nga Vlora dhe 17-vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.

Pas arrestimit të autorit të vrasjeve ka folur babai i Sokol Isufajt nga Roskoveci. Ai shprehet se ndihet më i lehtësuar edhe pse i biri s?i kthehet më.

Ai ka deklaruar se jo vetëm autori por edhe bashkëpunëtori i tij duhet të ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Recommended