Ora News - Taulant Muka: Balla ka kopjuar 100% doktoraturën, e mbrojti në Rumani si 'ekselent'

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kopjuar tekstin doktoraturës së tij. Studiuesi Taulant Muka publikoi detaje në studion e Ora News, duke theksuar se Balla e ka mbrojtur doktoraturën si "ekselent"/

Muka: Ky sistem 28 vjeçar i politikës shqiptare nuk e do vettingun në arsim. Unë po them një rast, që më vjen nga Alfonc Rakaj, i diplomuar në King's College Londer dhe që zbulon plagjiaturën e Taulant Ballës. Më shkruan; jam nxitur nga dëshira për të parë meritokraci në këtë vend. Zt. Balla si figurë publike tregon qe është diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gjë që menjëherë ngre dyshime. Rezultati i kërkimi siç shihet, është plagjiaturë.

Kjo jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, qe mes te tjerash është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit ne Parlamentin Evropian.

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taulant-muka-balla-ka-kopjuar-100-doktoraturen-e-mbrojti-ne-rumani-si-ekselent

Recommended