“PD, jo në pushtet mbi kufoma” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në fjalën e tij para qindra delegateve në Kuvendin Kombëtar, Lulzim Basha I ktheu përgjigja edhe të gjithë atyre që mendojnë së PD mund të vijë në pushtet vetëm me protesta qoftë edhe të dhunshme. Lideri I opozitës tha se mbështet dhe nxit çdo lloj proteste për mbrojtjen e të drejtave, lirive të njerëzve dhe për mbajtjen e qeverisë përgjegjëse. Madje Basha shton se PD e ka detyrim që ti përkrahi, mbështesi dhe madje t?i prijë këtyre protestave por ai e bëri të qartë se PD nuk do të vijë kurrë në pushtet mbi kufoma. PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me mjet tjetër përveçse me zgjedhje. Demokratët nuk e duan pushtetin duke shkaktuar drama dhe kosto shoqërore, duke nxitur përçarjen e përplasje mes shqiptarësh.Jeta dhe mirëqenia e çdo shqiptari është më e shtrenjtë se çdo karrike e tepsi.Ne nuk jemi burravecë që t?i përdorin shqiptarët e ndershëm e të pafajshëm si mish për top për të ardhur në pushtet.Kurajo është të punosh për ditë, çdo ditë, për të kërkuar llogari, drejtësi e ndryshim, për të bindur njerëzit për këtë ndryshim. Basha shtoi se Rama është një e keqe e madhe për vendin dhe pa largimin e tij, Shqipëria do të rrënohet edhe më shumë, vendi do të jetë edhe më zi. Prandaj kërkoj ndihmen e qytetareve që të protestojnë krah studenteve, artisteve, banorëve të Unazës së Re, fermereve, bizneseve të vogla e cdo individi dhe grupi që cënohet nga keqqeverisja.

Recommended