PD: Krimi revansh mbi qytetaret - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një serie ekzekutimesh mafioze në ditët e para të Janarit, shfaqja e maskave të armatosura me uniforma policie dhe grabitjet e dhunshme, janë një përkeqësim i mëtejshëm i garancive për jetën dhe pronën. Ky revansh i krimit dhe lehtësia me të cilën kryhen këto akte të rënda, lidhet me qënien në krye të rendit të Saimir Tahirit, perfaqësuesit të bandave dhe trafikantëve. Çdo ditë në detyrë e këtij ministri të lidhur me krimin, është një nxitje për krimin, është një frymëzim për krimin. Tahiri i Ramës pas gjithë kësaj vale krimi, ka kurajon të shfaqet në Vlorë, në qytetin ku makina e tij private bën taksinë e drogës, dhe të fajësojë Gjykatën Kushtetuese. Por përgjegjësi për situatën katastrofike njihet nga të gjithë. Kur ministër i rendit është Saimir Tahiri, kumbar i habilajve, shërbëtor i Shullazit, ndërmjetës i vrasësve me pagesë, çirak i bosëve të drogës, atëherë ekzekutimet, krimet, grabitjet me maska janë të legalizuara.

Recommended