Ora News - Protesta e shpresës, gazetarë e artistë në mbështetje të studentëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Studentët janë nisur sërish me marshim përmes ish bllokut për të tubuar para Ministrisë së Arsimit. Përgjatë gjithë rrugës dëgjoheshin thirrjet bashkohuni me ne.

Nuk ka munguar as mbështetja nga moderatorja e emisionit Why Not në Ora News.

Roza Lati: Unë jam me studentët, kam shpirt rebel për vete, e meritojnë.

Flamuri kuq e zi është valvitur mes turmës por dhe mbi të duke frymëzuar të rinjtë.

Kantautori Robert Aliaj po ashtu ka surprizuar me krimitarinë e tij.

Robert Aliaj: Ah ku me hodhi Zoti, syrgjysonur e katosur

Po vajtonj pa fund, pa shpresë, mes Brukselit, mes BE- së,

Ku e lam' e ku na mbeti, ketu vdes për bukë mileti,

Anës Zenes, i palarë, Edhe ujin me orar.

Pranë sofrës, vdes urie, Plot me lista veresie,

Pranë dijes, të panxënë, Me fëmijë që shkollën lënë.

Ashtu si dhe ditët e fundit studentët kanë kërkuar plotësimin e të gjithë kushteve të tyre, por nuk munguan as thirrjet për ministren Nikolla.

Nuk ka munguar kontributi i qytetarëve dhe bizneseve me ushqim dhe ujë.

Pankartat thumbuese nuk kanë munguar. "Nëse do të mbjellësh për një vit mbill misër e grurë, nëse do përgjithmonë mbill arsim e kulturë", është citati i gjetur për protestën. E shoqëruar me situatën aktuale, të rinjtë kërkojnë pastrimin e fakulteteve.

"Fillojeni vettingun me peshqit e vegjël që na hanë ne. a e dini se studentët ngelin me 25 për qind të mungesave. Ministre ne vimë te ju, ju hajdeni te ne në auditore", janë disa prej thirrjeve të shkruara me dorë në letra e kartonë. Ndërsa me apelin ngrihu mos rri po duku studentët shprehen se janë ata e ardhmja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-e-shpreses-gazetare-e-artiste-ne-mbeshtetje-te-studenteve