Ora News - Protesta e studentëve, Ambasadori bullgar: Dialog të zgjuar mes njerëzve të urtë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Në sinkron me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri, edhe ambasadori bullgar Momchil Stoyanov Raytchevski apelon për dialog mes studentëve dhe qeverisë.

Gjatë një vizite në Korçë ai u shpreh i bindur për gjetjen e zgjidhjes.

Momchil Stoyanov Raytchevski: Unë si ambasador dhe përfaqësues i Bullgarisë në shtetet europiane, propozoj një dialog të zgjuar midis njerëzve të urtë dhe jam i bindur që kjo do të ndodhe. Do gjejnë një gjuhë të përbashkët, të ulen të diskutojnë, mbi problemet qe kane dalë, të gjejnë mundësitë për ti zgjidhur ato, të gjejnë një menyrë për ta realizuar në afate sa me te shkurtra, që karakteristike per vendet e zhvilluara është dialogu.

Ndërsa për Reformën zgjedhore, diplomati theksoi se sipas gjykimit të tij transparenca do tu kthejë njerëzve besimin se me pjesëmarrjen në zgjedhje mund të zgjedhin përfaqësuesit që mbrojnë interesat e tyre. Dhe kjo sipas ambasadorit mund të ndodhë vetem përmes dialogut.

I pyetur për dëbimin e amabsadorit iranian, përfaqësuesi i Bullgarisë nuk komentoi vendimin që sipas tij i përket qeverisë shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-e-studenteve-ambasadori-bullgar-dialog-te-zgjuar-mes-njerezve-te-urte

Recommended