Ora News - Fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me rastin e 20 nëntorit, ditës ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve, Organizata Save the Children, Delegacioni i BE, UNICEF, Terre de Hommes dhe World Vision kanë organizuar dhe mbështetur aktivitetin sensibilizues me fëmijët e shkollave 9- vjecare dhe të mesme të Bashkise Mat.

Burrel-"Dëgjo zërin tim". Ishte ky slogani i ditës ndërkombëtare të fëmijëvë, nëpërmjet të cilit fëmijët e Bashkisë së Matit kërkuan të drejtat e tyre.

Në qytetin e Burrelit, Organizata Save the Children, Delegacioni i BE, UNICEF, Terre de Hommes dhe World Vision organizuan një aktivitet gjithëpërfshirës ku protagonistë ishin fëmijët.

Ata marshuan përgjatë qytetit të Burrelit me pankarta në duar, ku kerkonin të drejtat e tyre.

Për drejtoreshën e Save the Children, Anila Meço, vëmendja për fëmijët nuk duhet të jetë vetëm në ketë ditë.

Anila Meço: Është një moment për ta shënuar dhe për ti sjellë vendimmarrësit që të ndalojnë çdo gjë tjetër dhe të dëgjojnë çfarë kanë për të na thënë këta fëmijë sot.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, u shpreh i impresionuar nga pyetjet e fëmijëve, ndërsa shtoi se duhet bërë më tepër për të drejtat e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/femijet-kerkojne-te-drejtat-e-tyre?fbclid=IwAR2Q0BQkD40FUVMgO71Fqz1CjfHOjBOFnC7aHBFBzSeys-J0rC44CsKlY_U

Recommended