Protesta të dhunshme në Athinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Protesta të dhunshme kanë përfshirë Athinën në 45 vjetorin e revoltave studentore të 17 nëntorit të vitit 1973, ku shume persona u ekzekutuan ndërsa tanket e ushtrisë hynë në godinën e universitetit Athinës. Edhe pse ishte planifikuar vetëm mbajtja e një marshim paqësor protestuesit të maskuar dogjën flamujt, atë grek dhe të shteteve të bashkuara. Tubuesit hodhën gurë dhe molotove në drejtim të kordonit të policisë, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë përleshjeje mes grupeve anarkiste e policisë. Protestuesit hodhën parulla antiamerikane dhe kërkuan largimin e bazave amerikane nga Greqia. Policia ndërhyri për të vendosur nën kontroll situatën dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Të paktën 19 persona u arrestuan gjatë orëve të përleshjeve, ndërsa dy oficerë policie mbetën të plagosur.

Recommended