Ora News - Meta: Shqipëria, vend unikal në botë për harmoninë fetare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në sesionin e dytë Dytë Plenar të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe, presidenti Ilir Meta duke folur për sfidat integruese të vendit ndër të tjera, deklaroi se Shqipëria mund të merret si një model unikal në botë për tolerancë fetare.

Meta: Shqipëria ka një meritë të pamohueshme historike në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e vlerave më sublime të tolerancës dhe të paqes.

Ne jemi një vend model dhe unikal në botë për tolerancën, harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në mënyrë të veçantë. Është e vështirë të gjendet një vend në botë, ku pjesëtarët e së njëjtës familje mund t?u përkasin besimeve të ndryshme, ku xhamia dhe kisha ndahen nga një rrugë e vetme, dhe ku komshinjtë myslimanë dhe të krishterë urojnë dhe festojnë së bashku Bajramin dhe Krishlindjet.

Historikisht, edhe pse Shqipëria ka vuajtur nga luftrat e padrejta, nga pushtimet e pamëshirshme apo regjimet, gjithmonë ka gjetur forcën për të kultivuar, për të përqafuar paqen apo për të demonstruar tolerancë.

Në Ballkanin e zanafillës së Luftës së Parë Botërore dhe konflikteve të përgjakura të viteve 90-të, Shqipëria dhe shqiptarët kanë kontribuar si rrallë kush me vetmohim për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Sfida e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është ajo e integrimit të plotë në BE, e cila na dikton të gjithëve që ?me përvojat e së kaluarës të shohim drejt së ardhmes? në mënyrë që të evitojmë pasojat e së shkuarës.

Ne e dimë më mirë se kushdo, se paqja është më e vështirë për t?u fituar e për t?u ruajtur se sa lufta.

Ne shpresojmë dhe punojmë shumë që edhe Ballkani të përparojë drejt një epokë të re, të prespektivës europiane, pa konflikte dhe pa çështje të hapura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-shqiperia-vend-unikal-ne-bote-harmonine-fetare

Recommended