Ora News - Meta: Shqipëria po shpopullohet, koha për t’i thënë ndal kësaj gangrene sociale

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi studiuesin e mirënjohur të emigracionit shqiptar,
Profesor Russell King me Titullin ?Për Merita të Veçanta Civile?, me motivacionin: ?Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij disavjeçare kërkimore-shkencore në studime, botime dhe konferenca ndërkombëtare, duke u renditur si një nga studiuesit më të njohur në fushën e emigracionit shqiptar në Evropë.

Në vlerësim të punës së tij të palodhur për sensibilizimin e të rinjve, studentëve dhe studiuesve shqiptarë e të huaj ndaj këtij fenomeni shoqëror, çështje e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj?.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne të dekorimit, Presidenti i Republikës u ndal tek fenomeni shqetësues i shpopullimit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën dyvjeçare korrik 2018 ? korrik 2020 rreth 18.4 herë më të lartë se Bosnja, 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi, 12 herë më i lartë se Serbia, 5.1 herë më i lartë se Maqedonia e Veriut, dhe 3.9 herë më i lartë se Kosova.

Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Evropian nga Shqipëria rreth 12 persona, nga Kosova emigrojnë 3.3 persona, nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona, nga Serbia 1 person, nga Mali i Zi 0.7 persona dhe nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.

Kjo është dhe duhet konsideruar një alarm pse jo dhe një fatkeqësi kombëtare, nëse vazhdon dhe një ditë më shumë.

Presidenti Meta shprehu shqetësimin se si pasojë e këtij emigrimi, Shqipëria po humbet kapitalin e saj më të çmuar, atë human dhe në rradhë të parë të rinjtë e talentuar dhe të mirëarsimuar në universitetet brenda dhe jashtë vendit.

?Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve nga Shqipëria në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv të trurit, kostoja e të cilit mund të jetë fatale për vendin dhe kombin në të ardhmen.

Ndaj duhet një reflektim nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t?i thënë ndal shpopullimit të Shqipërisë, rikthimit të besimit në rradhë të parë tek të rinjtë dhe të rejat për të ardhmen europiane të vendit tonë.?

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/meta-shqiperia-po-shpopullohet-koha-per-ti-thene-ndal-kesaj-gangrene-sociale/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv