Vasili: Brukseli ka merak qeverinë, opozitën e sheh vrenjtur, në zgjedhje do futemi

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e Report Tv ka folur për zhvillimet politike, protestën e banorëve të Unazës së Re, apelin nga Brukseli, por edhe zgjedhjet lokale të 2019. Duke u ndalur te protesta, Vasili tha se banorët duhet të dëmshpërblehen sipas vendimit të 2011-12 që është në fuqi dhe përfshin edhe ata që i kanë shtëpitë në proces legalizimi.

Këta njerëz janë në të drejtë të tyre, qeveria po imponon një hall të tmerrshëm. Por kemi dy vendime të qeverisë në 2011 dhe 12 që trajtojnë se situata zgjidhet me dëmshpërblimin e banorëve. Në të kaluarën disa vepra janë shtyrë, ose janë lënë, pasi fatura e dëmshpërblimit ka qenë e madhe. Qeveria duhet të llogariste dëmshpërblimet, pasi e drejta e tyre është kushtetuese dhe bazike. Interesi publik prevalon, kurrë në asnjë vend të botës nuk mund të ndërtohet një e mirë publike mbi tragjedinë time dhe tënden. Banesa është kulmi i investimit të një familje. Këta nuk arrestojnë dot kriminelët, ndërsa qytetarët.

Petrit Vasili

Recommended