Ora News - Arrestime në Kurbin e Lezhë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, nga forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, janë ushtruar kontrolle në gjithë qarkun me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit "Bloë Mini" dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Vepra penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake"

- Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje. Vepra penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta"

Gjithashtu, u ndaluan shtetasit në kërkim:

- Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr. 256 datë 08.05.2018, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale " Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimes" dhe " Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit" . Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

- Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Tiranës me vendimin Nr. 3310 datë 05.10.2018 e ka dënuar për veprën penale " Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik". Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur nga forcat policore të Kurbinit.

- Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprën penale " Kultivim i bimëve narkotike"

Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/arrestime-ne-kurbin-e-lezhe

Recommended