RTV Ora - Grabitet bankomati në Durrës, arrestime në Elbasan e Sarandë

  • 5 years ago
#rtvora

Persona ende të pa identifikuar kanë thyer bankomatin e një banke të nivelit të dytë në Durrës ku kanë marrë një sasi parash.

Ngjarja është rregjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në zonën e Shkozetit.

Persona të paidentifikuar kanë thyer vetratën e xhamit dhe kanë mundur të hyjnë në ambientet e brendshme të bankës. Autorët kanë bastisur gjithçka, por nuk kanë arritur të gjejnë para, pasi punonjësit e bankës në fund të ditës i fusin në kasafortat e blinduara vlerat monetare.

Në këto kushte, autorët kanë thyer bankomatin duke marrë të gjitha paratë që ndodheshin në të. Më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes në drejtim të Shijakut.

Polica shkoi në vendin e ngjarjes ku hetuesit nisën nga puna për dokumentimin e vjedhjes. Sipas hetuesve autorët mendohet se kanë qenë 2 persona që kanë hyrë në ambientet e bankës, ndërsa të tjerë po i prisnin në makinë.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, mësohet se autorët ishin të veshur me rroba të forcave RENEA, ndërsa në kokë mbanin maska dhe kapele. Policia po punon për të nxjerr një identikit të tyre me qëllim që më pas të bëjë edhe identifikimin.

Ndërsa në Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë pas një pune të mirë-organizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin "MOTOÇIKLETA", ku në kuadër të tij u arrestua në flagrancë shtetasi R.P., 16 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen " 28 Nëntori" Elbasan, ka tentuar të vidhte një motoçiklet të parkuar në rrugë, por është pikasur nga shërbimet e Policisë.

Në Sarandë një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi gjatë natës së të shtunës është futur në tregun industrial konkretisht në dyqanin e shtetases F.H dhe ka vjedhur një sërë materialesh, si; xhinse, bluza, atlete etj. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja".

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/grabitet-bankomati-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended