Ora News - Shtëpitë buzë humnerës, dy familje në Mat rrezikohen nga rrëshqitjet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy familje me 12 anëtarë në Fushë Baz të Matit rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.

Shtëpia ku ata banojnë është në buzë të humnerës.

Pas reshjeve të nëntorit të vitit të kaluar, toka pësoi rrëshqitje masive dhe ditë pas dite i afrohet shtëpisë së Preng e Gjet Gjinit.

Prej asaj kohe, ata thonë se flenë aty me frikë që tashmë rritet me afrimin e stinës së reshjeve.

Familjet Gjini thonë se janë në pamundësi ekonomike për të ndërhyrë në parandalimin e këtij rreziku, ndërsa ankohen se institucionet nuk kanë bërë asgjë për tu ardhur në ndihmë.

Vera Gjini: "Nuk kemi mundësi ekonomike. Nuk kemi asnjë mundësi, marrim vetëm 50 mijë lekë ndihmë ekonomike si familje."

Këto pamje tregojnë dëmtimet që ka marrë struktura e banesës, ndërsa anëtarët e familjeve Gjini kanë frikë se aj
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shtepite-buze-humneres-dy-familje-ne-mat-rrezikohen-nga-rreshqitjet

Recommended