Rindërtimi i Kasharit/ Ringrihen dy shtëpitë e para të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit

  • 4 years ago
Rindërtimi i banesave individuale të qytetarëve që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 Nëntorit po vijon me ritme të avancuara edhe në zonën e Kasharit, në kryeqytet.


Dy shtëpi të reja, ajo e zotit z. Selman Aluku me 9 anëtarë, si dhe shtëpia private e z. Myrteza Hyka, me 3 anëtarë janë tashmë në fazën finale të rindërtimit dhe brenda dy javësh këto familje do të marrin në dorë çelësat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten Blerina Gjylameti panë nga afër punimet për ngritjen e dy prej 53 shtëpive të projektuara për rindërtim në total në këtë njësi administrative. Kryebashkiaku u shpreh i kënaqur, jo vetëm me shpejtësinë me të cilën kanë punuar grupet e punës, por edhe me cilësinë dhe standardet e përdorura.

?Po bëhet një shtëpi disa herë më e mirë se ajo që ishte dhe me shumë gjasë do jetojë shumë më gjatë se shtëpia e vjetër. Ju jam shumë mirënjohës! E vlerësoj jashtë mase. E di që ka çuna të tjerë që i zë kur prekin lopatën me dorë dhe mendojnë që çdo gjë bëhet në kafe, por di t?ju them që asnjë nuk duhet të ketë turp nga puna. Kur të kthejmë kokën pas, do themi ishim pjesë e asaj skuadre që i bëri njerëzit me shtëpi, e asaj skuadre që iu gjend njerëzve në ditën e fatkeqësisë, pjesë e atij ekipi që i dha dum një gjëje që ka ndodhur rrallë, siç ishin dy tërmete një pas një, një herë në 100 vjet ndodhin gjëra të tilla, plus edhe pandemia,? u shpreh Veliaj.

Edhe e zonja e shtëpisë, nënë Sudja, u shpreh falënderuese për të gjithë mbështetjen e pakursyer, që kur ndodhi tragjedia deri më tani që po ngrihet shtëpia. ?Neve si komunë e Kasharit na janë gjendur pranë, me çadra e me të gjitha dhe tani po bëhet shtëpia ime. Kur kam parë fadromën, kam marr frymë tamam, e besova dhe jam e plotësuar. E mbajtën fjalën, si kryetari, si deputetja,? deklaroi zonja Hyka, e cila iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë pësuar të njëjtën fatkeqësi të mos bien pre e mashtrimeve.

Kryebashkiaku tha se në shumicë absolute qytetarët janë mirënjohës dhe e vlerësojnë punën kolosale që po bëhet me rindërtimin, por siç u shpreh ai ka edhe prej atyre që po përdoren nga opozita, edhe pse kanë kaluar nj prej fatkeqësive më të rënda, siç është tërmeti.

?Ka disa njerëz që thonë që, për punë partie, hajde po e them llafin e keq! Di t?ju them që nuk kemi lënë njeri pa qira, pa strehim, edhe në Kombinat, sigurisht që, kur bëhet një pallat i lartë, procedura është pak më e komplikuar se do vesh në kate njerëz të ndryshëm, ca kanë qenë në kat të dytë do shkojnë në kat të katërt, duhet marrë leja e tokës, shkon toka në vend tjetër se do kalosh rrugën, ndaj procedura është pak më e gjatë. Them që 99% e njerëzve janë drejt, janë solidarë, janë mbështetës. Ekziston një 1% që thotë ?kap ça të kapësh?, ?derisa i kapa 10 muaj qira, po më vijnë edhe këta të partisë, do kap ndonjë gjë për ata?, por mos bëni aleancë me hile! Dikush që ka marrë lekët në Kombinat nuk mund të thotë ?kap ça të kapësh?, se është një mentalitet që e ka degjeneruar Tiranën. Tirana ...

Category

📺
TV

Recommended