Rama “dhëmbë për dhëmbë” me Metën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Institucioni i kryeministrise ka vendosur te ndjeke te njejtin model te kryetarit te shtetit duke bere publike letren qe I eshte nisur kete te hene presidentit Meta.Qe ne titullin e shkreses, e cila emertohet ?nje zgjidhje shterruese e problemit te ngritur nga presidenti? bie ne sy besimi i kryeministrit Rama se Sander Lleshaj do te dekretohet si minister i brendshem.?Pasi u njoha me shkresën Tuaj drejtuar ministres së Mbrojtjes, nuk Jua fsheh dot se u ndjeva I keqardhur, për faktin që nëse Ju do t?I kishit shtruar qysh në krye të herës, pyetjet që ajo shkresë përmban lidhur me statusin e gjeneral Sandër Lleshajt, me siguri s?do ta kishim përjetuar krisjen e ?herës së parë?, në procesin e dekretimit të ministrit të brendshëm.?Duke përllogaritur cdo intepretim se kush cilësohet ushtarak aktiv, kryeministri propozon një zgjidhje të thjeshtë, lirimin e gjeneral Sander Lleshit nga forcat e armatosura, edhe pse ekspertet e mazhorancës gjykojnë se lirimi duhej bërë pasi Sandër Lleshaj të votohej si ministër nga parlamenti. E duke propozuar kete rrugedalje, shefi I ekzekutivit I kujton kreut te shtetit detyrimet kushtetuese.?Ju mund ta c?dekretoni Sandër Lleshajn si general aktiv (bazuar në kërkesën e tij ndaj Jush)  e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm (bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë)Mbyllja e letres reflekton te njejtin besim te liderit te mazhorances se perplasja presidence -kryeministri ka marre fund.?Duke Ju falenderuar paraprakisht për angazhimin Tuaj në zgjidhjen e këtij ngërçi që siç thashë më lart mund të ishte evituar, si dhe duke Ju sqaruar, bazuar në shqetësimin e përcjellë tek unë përmes ministres së Mbrojtjes, se adresimi im si general kur I referohem ministrit të ri të Brendshëm, ka të bëjë me titullin që mbetet pas gradës në karrierën e shkëlqyer të dikujt, pranoni Zoti President shprehjen e konsideratës sime më të lartë për institucionin Tuaj.?Ne 9 nentor kryeministri vendosi ti ridergoje presidentit te republikes emrin e Sander Lleshajt si minister I brendshem duke u shprehur I bindur se kete here kryetari I shtetit do ta dekretoje zotin Lleshaj.

Recommended