Komisioni Venecias publikon opinionin final për Metën - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni i Venecias publikon opinionin final për presidentin Ilir Meta, lidhur me dekretin për anulimin e zgjedhjeve.Në përgjigje të kërkesës për çështjen e presidentit, Venecia shprehet se presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për shtyrjen e zgjedhjeve.?Në përgjigje të kërkesës për një mendim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se, në mungesë të një dispozite ligjore për këtë çështje, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike - ad-hoc - për të shtyrë zgjedhjet?Nga ana tjetër Venecia specifikon në konkluzionet e saj se mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave e bëjnë ndërhyrjen në të drejtat elektorale jo proporcionale.Venecia thekson më tej se do të jetë Kuvendi dhe në fund Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojnë nëse anulimi, e më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte hetimin e Presidentit.Linku i raportithttps://www.venice.coe.int/webforms/documents/?pdf=CDL-AD%282019%29019-e&fbclid=IwAR1IWPqYmuc_NPDYFi5ad3CVyw3bh5Hd5S3viJZakvgHlZiobosUs2zdNxg
Recommended