Ora News - Dy medalje ari në Ballkaniadë, mundësit shqiptar: Synojmë medaljet europiane dhe botërore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mundësit shqiptar, Eriglen Prizreni dhe Paris Karepi janë shpallur kampion të Ballkanit 2018, në kampionatin ballkanik të mudjes të mbajtur në pallatin e sportit në Tiranë, të mbajtur nga data 1 deri më 4 Nëntor. Organizimi nga Federata Shqiptare e Mundjes ka qënë një ndër armët e forta të këtij aktiviteti ndërkombëtar, ashtu siç e thekson edhe presidenti i saj, Martin Biba.

Martin Biba: Ne u përfaqësuam me tre stile: greko-romak, klasike dhe të lirë, gjithashtu edhe me dy femra, mundëse të cilat morën pjesë. Marrim dy medalje ari, diçka që është shumë e mirë për sportin tonë dhe na lejon të shpresojmë për një të ardhme të mirë dhe për kualifikim për në Lojërat Olimpike, Tokio 2020. Po ashtu pretendojmë edhe për medalje europiane dhe botërore. Këto element besoj se mund t'i sjellin Shqipërisë medalje europiane dhe botërore.

Ermal Kryeziu: Kjo vjen nga një punë shumë e madhe dhe e palodhshme nga të gjithë sportistat. Dua t'i përshendes sepse e kanë dhënë kontributin e tyre maksimal. Këto dy djem që morën medalje të arta i falenderoj shumë sepse kanë punuar ditë e natë për këtë ditë, Gjithashtu Federatën që i ka qëndruar pranë këtyre çunave.

Për sa i përket këtyre rezultateve, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të kësaj Federate, Erzen Braçani shprehet optimist.

Erzen Braçani: "Ishte një aktivitet shumë i larmishëm. Ishte një përgatitje mjaft e madhe për të gjithë pjesëmarrësit dhe sportistëve që treguan talent. Kapje tekniku të jashtëzakonshme dhe të cilësisë së lartë. Kjo u pa gjatë gjithë aktivitetit. Vlen për tu përmenduar organizimi i mirë nga ana e Federatës. Gjithashtu jam shumë i lumtur që vendi ynë fiton 2 medalje të arta, pasi nuk është pak që të rrahësh sportist elitarë dhe ekipe si të Turqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë. "

Protagonistët e këtij aktiviteti ndërkombëtarë rrëfejnë emocionet e tyre. 20 vjeçari nga Prizreni ka mposhtur në finale maqedonasin Vaiseli në kategorinë 65 kilogram, duke marrë kështu medaljen e artë në kategorinë junior.

Eriglen Prizreni: "Sapo ka mbaruar ky aktivitet mjaft i rëndësishëm, kampionati ballkanik në Shqipëri. Unë arrita të marr vendin e parë, medaljen e artë. Garoj për vendin tim, dhe jam shumë krenar që jam Shqiptar dhe që ngrej flamurin shqiptar."

Ndërkohë një nga shpresat më të mëdha të kombëtares shqiptare, Paris Karepi premton suksese të tjera të mëdha, pas fitores që mori në kategorinë 125 kilogram.

Paris Karepi: "E vlerësova shumë sepse zhvillohej në vendin tonë dhe dëshiroja që të ngrija lart flamurin tonë. Kisha kundërshtarë të fortë por ia arrita të fitoj. Është hera e dytë që dal kampion Ballkani. Falenderoj publikun pasi më ka bërë që të jem shumë entuziast, por edhe stërvitja ime që kam bërë u shpërblye. Organizimi i saj është një gjë shumë e madhe për ne dhe shtetin tonë. Dua që të arrijë sa më shumë medalje europiane, botërore dhe pse jo në Olimpiadë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dy-medalje-ari-ne...

Recommended