Report Tv-Skulptori shqiptar me famë botërore ‘transformon’ Zogun e Zi

  • 6 years ago
Një skulpturë e Helidon Xhixhës, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, është vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi në Tiranë. Skulptura e krijuar nga Xhixho ndodhet në Tiranë, duke ofruar një tjetër pamje për kryeqytetasit në një nga zonat më të populluara në qytet. Shqiptarja.com ju sjell një video nga Zogu i Zi, ku shihet kjo vepër arti e Xhixhës.

Ndërkohë që më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, ka thënë se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve.

Projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve. Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi Skënderbej.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Recommended