Thellohet konflikti Rama–Meta

  • 6 years ago
Krerët e 2 institucioneve më të larta në vend e kanë thelluar përplasjen pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar të propozuarin e Edi Ramës si Ministër të Brendshëm.

Edi Rama ishte i drejtpërdrejt me deputetet e tij, të cilëve u tha se kreu i shtetit kishte shkelur Kushtetutën me këtë vendim dhe se maxhoranca socialiste do t?i dalë zot librit themeltar të shtetit e nuk do të qëndrojë në pozitat për t?iu diktuar vendimet e saj.

Dhe hapi i parë për ta mbrojtur atë është miratimi në një seancë të jashtëzakonshme të martën i dekretit të shkarkimit të Fatmir Xhafaj dhe emërimi i Sandër Lleshit si zv.ministër i brendshëm, me kompetencat për të drejtuar këtë dikaster.

?Nuk jemi për konflikt me Presidentin. Edhe pse vendimi i Presidentit është një ftesë për konflikt, me apo pa dashje, ne nuk duam. Ne kemi detyrë të ezaurojmë çdo mundësi, por nuk do të qëndrojmë në pozitë të diktuar. Emërimi nesër si zv.ministër është fillimi i procesit, jo fundi. Nesër do të fillojmë t?i krijojmë Presidentit bindjen, është hapi i parë. Nesër në seancë do të kërkojmë shkarkimin e Xhafës dhe pas seancës nesër emërimi i Sandër Lleshit zv.ministër. Ne nuk na dikton askush, jemi shumica, kemi mandat për të udhëhequr Shqipërinë por s?duam konflikt. Ne do rrimë në binarët e Kushtetutës, na takon ta mbrojmë atë. Mos dekretimi i është shkelje e kushtetutës, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese na krijon këto probleme, por ne duhet të gjejmë mënyra të tjera. Parlamenti është sovran, merr vendimet e veta.?

Por edhe pse kryeministrit deklaron se nuk është për një konflikt me Presidentin, qëndrimet e tyre tregojnë qartë të kundërtën. Nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, Ilir Meta nuk është shqetësuar të duket konstruktiv, siç deklaroi një ditë më parë kryeministri pas takimit me të. Ai thotë se ka vepruar në përputhe me Kushtetutën, ndërsa nënvizon se koha e drejtimit të shtetit me Sekretar të Parë ka marrë fund përgjithmonë.

?Presidenti Meta konfirmon përkushtimin e tij maksimal në respekt të Kushtetutës, për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, Por njëkohësisht, Presidenti i Republikës bën të qartë se nuk do të lejojë asnjë përpjekje sfiduese ndaj autoritetit te institucionit qe përfaqëson si Kryetar i Shtetit, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti i Republikës ka shprehur gjithmonë gatishmërinë e tij t?i japë shpjegime në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për të gjitha çështjet që Kuvendi do të shprehë  interes. Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë".

Kryeministri u ka bërë të qartë deputeteve se tani marrëdhëniet me Presidencën janë si një lojë shahu. Ajo që duket është se në këtë lojë, dy palët janë gati të sakrifikojnë shumë.

Tv Klan

Recommended