Ngërçi me Kushtetuesen/ Rama: Konflikti i radhës nga Meta, u rreshtua përsëri në anën e gabuar

  • 4 years ago
Kreu i qeverisë, Edi Rama teksa bëri votimin elektronik në selinë e PS, për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, ka komentuar edhe ngërçin e krijuar nga Presidenti Meta, në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Rama ka deklaruar se presidenti u rreshtua edhe një herë në anën e gabuar të historisë ndërsa ka thënë se ky është konflikti i radhës i krijuar nga Meta.

"Do me lejoni të rikonfirmojë atë që thash, konflikti i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye. Ne nuk duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt. dhe nuk zgjidhet me beteja e polemika në fushën e komunikimit. Njerëzve duhet tu japim gjerat që duan. Datat 25 nëntor do të prezantojmë platformën kundër KÇk. Paketë e tërë ligjore. Ligj special kundër krimit të organizuar. Për ata që kanë kryer akte të rënda, vrasje etj. Ka ardhur koha të japin llogari të pambyllura. Do tu jepet mundësia kur të bëhet ligji special që do të çel luftën kundër krimit të organizuar. Kundër krimit që deri sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicion pasuri të paligjshme. Nuk dua që të përfshihemi në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum. Për çështje shumë të qarta. Duhet tu përkasin proceseve ligjore. Gjithçka që mund të bënim ne e bëmë. 100% e linjëzuar me mbështetësit e Reformës në Drejtësi BE dhe SHBA. Është një tjetër rast ku jemi në anën e duhur të historisë. Ndërsa meta në anën e gabuar" ka deklaruar ndër të tjera kryeministri.

Recommended