Report Tv - Fier, furgoni përplas makinën e parkuar, humb jetën 66-vjeçari

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Fier-Kraps, ku një furgon është përplasur me një makinë të parkuar anës rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i furgoni, i identifikuar si Shefqet Kasa, 66 vjeç, i cili u çua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që çoi në vdekjen e 66-vjeçarit.

Recommended