Makina perplas motorin, humb jeten 23-vjecari | Lajme - News
  • 3 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras mbrëmjen e sotme. 23-vjeçari Renuart Pershkura ka ndërruar jetë pasi ciklomotori me të cilin ai udhëtonte është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë në afërsi të një karburanti në Mamurras. Mësohet se i riu është nisur për në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t?i shpëtojë dot plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended