"Normalja e re" e bankave qendrore

  • 6 years ago
Në kohën e uljes së normës bazë të interesit për monedhat kombëtare nga shumë vende, midis tyre edhe Shqipëria tashmë sfidat e bankave qëndrore janë gjetja e mënyrave të reja për të bërë politikën monetare më efektive. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë e quajti këtë sifdë me emrin ?normalja e re? gjatë konferencës vjetore të organizuar në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike të Londrës.

"Realiteti i sotëm ekonomik, monetar e financiar, paraqitet veçanërisht sfidues për politikën monetare. Ky realitet emërtohet dhe si ?normalja? e re e politikës monetare. Politika monetare shpesh përballet me efektivitet të kufizuar, veçanërisht në rastin e krizave financiare, apo me efekte negative anësore, në formën e rritjes së rrezikut në sistemin financiar. Ky kufizim thekson nevojën e plotësimit dhe koordinimit të saj me politika të tjera të administrimit ekonomik",  shpreh Guvernatori Gent Sejko.

Por nëse banka qëndrore po kërkon instrumentat e rinj për të ndikuar në politikën monetare, kreu i Minsitrisë së Financave Arben Ahmetaj ishte i drejtpërdrejtë në fjalën e tij gjatë punimeve të konferencës: bankat duhet të kreditojnë ekonominë, likuiditet ka dhe qeveria nuk po merr hua në tregun e brendshëm duke lënë hapësira për sektorin privat.

"Një nga arsyet se përse dolëm me Eurobond  ishte për të rritur kreditimin, me keqardhje them se sektori bankar nuk po mbështet kreditimin, bankat nuk po marrin rolin që kanë në ekonomi".

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se fokusi i ditëve të sotme është vazhdimi i reformave strukturore, një rekomandim ky i vazhdueshëm nga Banka e Shqipërisë.

"Reformat strukturore mbeten fokusi kryesor. Banka qëndrore përbën mbështetje solide për to. Banka e Shqipërisë mbetet i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga asnjë palë politike".

Aktualisht vendi ynë ka një normë bazë interesi të lekut prej 1%, më të ulët edhe se inflacioni, nisëm e cila u mor për të stabilizuar kursin e këmbimit në muajin Qershor, e kombinuar edhe me një program të blerjes së valutës në tregun vendas.

Tv Klan

Recommended