Krimet e Rënda sjellin në Tiranë për autopsi të detajuar trupin e ekstremistit grek

  • 6 years ago
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që trupi i ekstremistit grek që u vra dy ditë më parë Kostandinos Kacifas të transportohet në Tiranë për një autopsi sa më të thelluar që të mos ketë asnjë kundërshtim nga familja.

Ekspertiza do të kryhet nga mjekësia ligjore qendrore. Kërkesa e Krimeve të Rënda vjen dy ditë pas vrasjes së 35 vjeçarit, familjarët e të cilit refuzuan deri në orën 16:00 të së martës që ta tërheqin trupin, pasi kërkonin ekspertizë greke. Familja ka pajtuar një avokat grek dhe një mjek nga spitali i Janinës, të cilët do të ndjekin procesin e autopsisë që do të kryhet në Tiranë.

Prokuroria shqiptare refuzoi hetuesit grekë që të bëhen pjesë e hetimeve për vrasjen e ekstremistit Kostandinos Kacifas. Burime nga Prokuroria thanë për Report Tv se pala greke ka shfaqur interes, por janë refuzuar. Sipas Prokurorisë, hetuesit grekë mund të vijnë vetëm në rolin e vëzhguesit, por jo aktivë në hetime.

Recommended