Krimet e Rënda hetime për grupin e Admir Murataj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 156 vite burg në total 8 të pandehurit e akuzuar për grabitjet e blindave me para në rrugën e rinasit, ku i përfshirë ka qenë edhe Admir Murataj.Por, për këtë të fundit u vendos pezullim i gjykimit, për shkak se hetimet ishin në mungesë, pasi Murataj nuk u arrestua asnjëherë. Pas grabitjes së fundit të miliona eurove brenda pistës së aeroportit, Prokuroria për Krimet e Rënda ka rihapur hetimet për Admir Muratajn, i cili mbeti vrarë gjatë sulmit me armë.Sipas burimeve, hetimet synojnë të zbulojnë nëse ndonjë nga personat që ka marrë pjesë në 3 grabitjet e mëparshme, ka gisht edhe në atë të së martës.Nga hetimet e mëparshme, organi i akuzës ngriti dyshime se pjesëtarë të kësaj organizate ishin rreth 20 persona, por pjesa më e madhe e tyre nuk u identifikuan.Nga ana tjetër, dy prokurorët Besnik Muçi e Arens Çela janë në pritje të përgjigjeve të aktekspertimit që po u bëhet provave të mbledhura në furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor.

Recommended