Ora News - Ulen shpenzimet e ministrive, rritje fondesh për Prokurorinë, Drejtësinë dhe Ushtrinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institucionet e drejtësisë, Kryeministria dhe ushtria do të marrin më shumë fonde për vitin 2019. Sipas tabelës së buxhetit konstatohet se më pak fonde do të ketë për Ministrinë e Infrastrukturës dhe të bujqësisë. Ndërkohë përsa i përket numrit të punonjësve shkurtime parashikohen në Ministrinë e Bujqësisë dhe rritje në institucionet e drejtësisë.

Buxheti i vitit 2019 do të jetë me shkurtime fondesh për një sërë ministrish. Ndërsa rritje parashikohet të ketë për institucionet e drejtësisë por edhe ushtrisë.

Sa i përket Presidencës, fondet e akorduara do të jenë të njëjta me vitin që lamë pas teksa me rreth 45 mijë lekë i shkurtohen Kuvendit dhe i shtohen Kryeministrisë.

Bujqësia dhe infrastruktura po ashtu do të preken nga shkurtime ashtu si edhe financat.

Ndërsa Ministria e Kulturës dhe e Shëndetësisë do të kenë një shtesë përkatësisht me 100 mijë dhe 700 mijë lekë.

Sa i përket Ministrisë së Drejtësisë rritja parashikohet me 2 milionë lekë dhe po aq edhe mbrojtja.

Por edhe Prokuroria e Përgjithshme do të ketë një shtesë në fond me 100 mijë lekë.

Gjatë viti të ardhshëm në buxhet parashikohen 269 punonjës më shumë, të cilët do ti shtohen administratës shtetërore.

Sa i përket punonjësve, presidenti Ilir Meta dhe kryetarii i Kuvendit Ruçi do të kenë të njëjtin staf.

Teksa Kryeministria pritet të ketë një shtesë me 6 pozicione të reja.

Shkurimet më të mëdha parashikohen në stafin e Ministrisë së Bujqësisë me 89 vetë, te Infrastruktura me 48, Shëndetësia me 30, Financat 15 dhe Turizmi me 36 më pak.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ulen-shpnezimet-e-ministrive-rritje-fondesh-prokurorine-drejtesine-dhe-ushtrine

Recommended