Ora News - Plot 20 mijë ha tokë shtetërore do të jepet me qera

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë ata fermerë ose subjekte të interesuar për tokë bujqësore mund të përfitojnë nga toka shtetërore të cilat do të jepen me qira. Ministria e Bujqësisë ka hapur aplikimet për rreth 20 mijë hektarë tokë e cila është e shpërndarë në të gjithë vendin .Çmimi i tokës varion nga 5 mijë deri në 22 mijë lekë për hektar.

Majlinda Bozgo: "Ministria e Bujqësisë ka rreth 20 mijë hektarë tokë bujqësore në administrim me destinacion dhëninen me qera. Janë dhënë 40 kontrata të cilat funksionojnë"

Në rastet kur për tokën bujqësore shtetërore ka probleme pronësie në ligj është parashikuar ndërprerja e procedurës së qiradhënies.

Majlinda Bozgo:Në territore për të cilat ne do të japim kontratate qerasë, nësë paraqiten pretendime nga ish pronarët, atëherë këto sipërfaqe atomatikisht do të zbriten.

E njëjta gjë vlen edhe në rastet se ,edhe pas periudhës të lidhjes së kontratës do të evidentohen me probleme të tilla, do të zbriten

Parcelizimi i tokës është një problem, pasi shumë subjekte kërkojnë sipërfaqe të mëdha për të investuar

Majlinda Bozgo:Pavarsisht se ne i kemi pak të fragmentarizuar tokën buqësore, në territore të caktuara këto ngastra janë pranë njëra-tjetrës, që të cilat, megjithëse ato kanë një numër të ve antë ato mundet të përbëjnë një bllok.

Dhënia me qira e tokës ka një afat në bazë të kulturave që mbillen në këtë mënyrë jepen për 30 vite kur përdoret për pemëtore dhe bimë arash ndërsa për 99 vite kur përdoret për ullishte.Vlera e dhënies me qira të tokës bujqësore ëshët e lidhur edhe me zonën ku ajo ndodhet.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/plot-20-mije-ha-toke-shteterore-do-te-jepet-me-qera

Recommended