Qeveria shpalli tender për dhënien e tokës shtetërore me qira për ndërtimin e centraleve diellore

  • 5 years ago
Qeveria shpalli tender për dhënien e tokës shtetërore me qira për ndërtimin e centraleve diellore. Centralet do të ndërtohen në Sveti Nikollë dhe Makedonski Brod me një fuqi totale prej 35 megavatësh. Kjo është energji elektrike e mjaftueshme për t'i përmbushur nevojat e dy qyteteve sa Struga. Parcelat do t'i marrin kompanitë që do të kërkojnë subvencionim më të ulët nga shteti.

Recommended