Ahmetaj: Buxheti per 2019, borxhi ulet ne 64.9 %

  • 6 years ago
Në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm që qeveria ka diskutuar këtë të premte, parashikon rritje pagash për një sërë kategorish përfshirë dhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Rritje më e madhe me afro 20 përqind parashikohet për diplomatët ndërsa për mjekët, arsimtarët, punonjësit e burgjeve dhe ushtarakët, masa e rritjes varion nga 5 në 10 %.

Parashikimi i qeverisë është që vitin e ardhshëm rritja ekonomike të kapë nivelin e 4.3% të PBB, si dhe të ulë borxhin publik.

Për bonusin e bebeve është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekësh. Nga 1 Janari i 2019 familjet do të përfitojnë 40 mijë lekë nga 5 mijë që ishte më parë për fëmijën e pare. Kjo vlerë do të vijë në rritje progresive për fëmijën e dytë në 80 mijë lekë dhe 120 për fëmijën e 3-të të çdo familjeje.

Recommended