Ora News - Bitcoin në Shqipëri, gati ligji për përdorimin e monedhës virtuale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare ka nisur procedurat për ligjërimin e përdorimit të monedhave virtuale. Vetëm pak ditë më parë kreu i qeverisë konfirmoi nismën, e cila tashmë është zbatuar në një sërë shtetesh. Ekspertët ndërkohë pranojnë se edhe Shqipëria është bërë pjesë tregu të kriptovalutave, pasi shumë persona apo biznese janë përfshirë në këtë treg financiar. Ardian Civici shprehet se është e domosdoshme krijimi i sistemit të monitorimit, ndërsa rendit dhe rreziqet.

?Jemi duke eksploruar mundësinë e krijimit të një kuadri ligjor për kriptovalutën që është një risi shokuese dhe është një pikë atraktive për tregjet financiar. Jemi në proces vlerësimi dhe pune për hartimin e kuadrit rregullator dhe nëse rezultat do të jenë të kënaqshme ne do promovojmë pritjen e investitorëve që duan të përfshihen në këtë inovacion gjigant? .
Në këtë mënyrë duket se kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e përgatitjes së kuadrit ligjor për përdorimin e monedhës virtuale.

Megjithëse nisma shihet me interes deri më tani Banka e Shqipërisë vetëm ka paralajmëruar vetëm për rreziqet që vijnë prej tyre.

Por a njihet përdorimi i kriptovalutave në vend?

Ardian Civici shprehet se ka shumë qytetarë apo biznese që kanë nisur të përdorin bitcoinin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bitcoin-ne-shqiperi-gati-ligji-perdorimin-e-monedhes-virtuale

Recommended