Ora News - Meta: Votimi i Kuvendit të Maqedonisë hap i rëndësishëm

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana zyrtare përshëndet votimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë ndryshimit të emrit.

"Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur" shkruan presidenti Ilir Meta në një postim në facebook.

Më tej presidenti i Republikës së Shqipërisë përgëzon qeverinë e Kryeministrit Zaev "për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë."

Përmes një letre drejtuar homologut maqedonas kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi e quajit votimin si një fitore të madhe të Maqedonisë europiane.

Edhe kryeministri Edi Rama i uroi ditëlindjen republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se ky është një demonstrim i qartë i aftësisë politike që i hap rrugë anëtarësimit në BE e NATO.


Me 80 vota pro Kuvendi i Maqedonisë miratoi mbrëmë nismën për ndryshimet kushtetuese.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-votimi-i-kuvendit-te-maqedonise-hap-i-rendesishem

Recommended